444 - Departamentet | MMPH

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Evropian;
  2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
  3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me Acquis Communautaire;
  4. Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
  5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian për fushë-veprimtarinë e ministrisë;
  6. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
  7. Ofron mbështetje për institucionet tjera përgjegjëse për përgatitjen e dokumenteve të politikave/strategjive sektoriale nga fusha e zhvillimit ekonomik;
  8. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e udhëzimeve për formën dhe përmbajtjen e strategjive sektoriale dhe ndër-sektoriale për zhvillimin ekonomik, si dhe për monitorimin e tyre;
  9. Ofron mbështetje në përgatitjen estrategjive të zhvillimit të sektorit energjetik, minerar, postar, të komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit, si dhe programet e zbatimit të tyre;
  10. Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik kombëtar;
  11. Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik kombëtar e sektorial;
  12. Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
  13. Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
  14. Organizon konferenca dhe debate publike me tema të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.

Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:

  1. Divizioni i Integrimit Evropian;
  2. Divizioni i Koordinimit të Politikave;
  3. Divizioni i Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik.


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e  Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik është pesëmbëdhjetë (15).

Kontakti: 

Drejtore e Departamentit: Leonita Shabani Mullarama

Tel: 038 200 215 /94

Email: leonita.shabani@rks-gov.net