6199 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu në vizitë zyetare në Slloveni

Ministri Liburn Aliu në vizitë zyetare në Slloveni
Prishtinë, 13 June -

Sot në Lubjanë, takova homologun tim, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Slloveni, z. Uroš Brežan, të cilin njëherazi e urova për detyrën dhe formimin e Qeverisë së re. 

 

Në kuadër të këtij takimi, e njoftova me punën dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik.

 

Gjatë takimit, diskutuam në hollësi për orientimin e Qeverisë tonë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër, për bashkëpunimet mbi mjedisin, ndikimin e ndryshimeve klimatike, për modalitetet dhe zgjidhjet për zhvillim të qëndrueshëm, inspektoratin, digjitalizimin, e veçanërisht për ecurinë e deritanishme të projekteve për zvogëlimin e humbjeve në rrjet, trajtimin e ujërave të zeza dhe zhvillimin e resurseve ujore.

 

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e mjedisit, e po ashtu planifikimit dhe transportit, që potencialisht do të rrisnin edhe më tej shkëmbimin tregtar dhe investimet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë.

 

Foto Galeria

Kthehu