Lajmet
Ministri Liburn Aliu u takua me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB)

Në takim me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB), ku bashkëbiseduam për mundësitë e mëtutjeshme të investimeve në sektorin e Banimit Social në Kosovë.
Ky bashkëbisedim vie si rezultat i studimit të fizibilitetit të cilin Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka realizuar në bashkëpunim me UN-Habitat Kosovo.
Sipas rezultateve të këtij studimi qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahje në fushën e banimit social kryesisht në dy drejtime:
- renovimin e shtëpive ekzistuese;
- ndërtimin e banesave sociale për familje që nuk posedojnë pronë.