5985 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ambasada e Japonisë dorëzon një buldozer për Komunën e Dragashit

Ambasada e Japonisë dorëzon një buldozer për Komunën e Dragashit
Prishtinë, 16 December -

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, z. Hysen Durmishi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, vizituan Prizrenin gjegjësisht Ekoregjionin ku me këtë rast bënë dorëzimin e një buldozeri per komunën e Dragashit.

 “Ky është kontingjenti i dytë i Programit të zhvillimit ekonomik dhe social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 250 milionë jen japonez që është ekuivalent me 2.04 milion euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë”.

“Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash, me qëllim të përmirësimit të mjedisit në rajonin e Prizrenit. Buldozeri i cili u dorëzua sot, do të përdoret në deponinë e komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.

Japonia, përmes ambasadës së saj në Kosovë shprehet e përkushtuar t’i mbështesë institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës në përpjekjet për ta përmirësuar mjedisin e për cilësi më të mirë të jetës së tyre.

 

Foto Galeria

Kthehu