Lajmet

Përfundon aksioni “ta pastrojmë kosovën”, largohen 803 deponi ilegale mbeturinash
15/12/2018 - Fushata tre mujore për pastrimin e Kosovës, e filluar me 15 shtator 2018, ka përfunduar sot, pas 3 muajve të aktiviteteve të shumta në tërë Kosovën. Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra vullnetarë, janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përrreth rrugëve e në hapësira publike. Fushata për pastrimin e Kosovës ka mobilizuar rreth 10% të popullsisë së Kosovës, me rreth 200 mijë qytetarë anëkënd Kosovës. Si rezultat i suksesit që ka arritur kjo fushatë Let’s Do It World ka shpallur Kosovën si shtetin më aktiv dhe më të suksesshëm në fushatën “World Cleanup Day 2018”. Me rastin e përfundimit të fushatës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i Let’s Do ...
më shumëMinistri Matoshi merr çmim ndërkombëtar
15/12/2018 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka marrë një letër nga Fondacioni Let`s Do It World me seli në Tallinn të Estonisë si anëtar i akredituar në Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP). Ky fondacion, si organizator i fushatës së pastrimit të tokës në 158 shtete me mbi 17 milion pjesëmarrës ka ftuar Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matosh, për të marrë pjesë si fitues i çmimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për këtë fushatë të pastrimit të tokës, ceremoni kjo që do të mbahet në Estoni nga data 24 deri më 27 janar 2019. Në letrën dërguar ministrit, ky fondacion e vlerëson Ministrin Matoshi si person që ka udhëhequr, organizuar dhe mbështetur aktivitetet e fushatës ...
më shumëMmph-ja dhe Giz-I gjerman me gjashtë projekte për mjedisin
10/12/2018 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku dhe këshilltarët politik, sot janë takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjashtë projekte që Qeveria Gjermane përmes GIZ-it po realizon së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Këto projekte që kanë synim përmirësimin e mjedisit kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, ujërat dhe vërshimet, planifikimin hapësinor, energjinë efiçiente, reformat ligjore dhe biodiversitetin. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes këtyre gjashtë projekteve, është vullnet për ndryshime pozitive të mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vend. “ P&...
më shumëMatoshi: aksioni “ta pastrojmë kosovën”, solli një sërë masash
06/12/2018 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministra, zëvendësministra, dhe shoqërinë civile, sot kanë mbajtur takimin e radhës së Task Forcës për pastrimin e ambientit. Me këtë rast, ministri Matoshi, tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ndërmarr një sërë veprimesh gjatë këtij tre mujori të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. “E konsiderojë të suksesshëm aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ edhe në plotësimin e aspektit ligjor. Kemi premtuar në fillim të fushatës që do të nënshkruhet dhe do të hyj në fuqi Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore dhe ka një muaj që ky udhëzim ka përfunduar. Po ashtu e kemi përfunduar edhe draftin final të Strategjisë për ...
më shumëMatoshi dhe ambasada gjermane, diskutojnë për impiante dhe kolektorë
05/12/2018 - Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku, dhe këshilltarët politik, sot është takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, përfaqësuesin e Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë dhe Maqedoni (KfW), Rene Eschemann dhe koordinatorin e sektorit të infrastrukturës komunale (KfW), Premtim Islami. Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin për ndërtimin e kolektorit në Prishtinë dhe projektet për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Me këtë rast ministri Matoshi shprehu gatishmërinë e MMPH-së për këto projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza. “Ka ardhur nj&...
më shumëThellohet bashkëpunimi mes mmph-së dhe bankës botërore për çështjen e ujërave
03/12/2018 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot është takuar me menaxherin e zyrës për Kosovë dhe Maqedoni të Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, specialistin për menaxhimin e burimeve ujore, TTL, Pieter Waalewijn, specialisten për menaxhimin e burimeve ujore, CO TTL, Trandelina Baraku. Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë diskutuar për bashkëpunim dhe investimet në sektorin e ujit në Kosovë. “Kosova në krahasim me vendet e rajonit, qëndron jo mirë në rezerva ujore. Ne duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Gjithçka që është e nevojshme dhe kërkohet nga ne si MMPH, jemi të gatshëm ta bëjmë në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me implementimin e projekteve për rezervat ujore”, deklaroi ministri ...
më shumë