498 - Lajmet | MMPH

Lajmet

Nga 500 mijë në 5 milionë u shndërrua vlera e një kontrate me qeverinë e kaluar - Prokuroria Speciale t'i hetojë rastet e korrupsionit të lartë

02/07/2021 - Nga 500 mijë në 5 milionë u shndërrua vlera e një kontrate me qeverinë e kaluar. Prokuroria Speciale t'i hetojë rastet e korrupsionit të lartë. Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një dosje që lidhet me korrupsion të hapur në ministrinë e Infrastrukturës nga ish ministri Pal Lekaj. Dosja ka të bëjë me kontratën “Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2019”. Kjo kontratë e nënshkruar në mars të vitit 2018, sa ishte ministër Pal Lekaj, kishte vlerë të përcaktuar 500 mijë euro, kurse në fund përfundoi me vlerën 5 milionë e 300 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për një zhvatje të hapur dhe brutale të buxhetit.      “Pas hapjes s&...

më shumë
Përmbyllet java e sigurisë në komunikacionin rrugor

21/05/2021 - Me realizimin e aktiviteteve të parapara është përmbyllur java e gjashtë e sigurisë në komunikacion rrugor. Në kuadër të aktiviteti zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës , Policisë së Kosovës dhe AMRKS, kanë njoftuar nxënësit e shkollës fillore/e mesme e ultë, “ Astrit Bytyçi” rreth rregullave të sigurisë rrugore, në qytetin e Ferizajit. Me këtë rast u shpalos programi për siguri si dhe një film i metrazhit të shkurtër dokumentar, që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë. Njëherit falenderojmë Policinë e Kosovës, si dhe AMRKS-në për bashkëpunim në këtë fushatë.

më shumë
Informohen nxënësit për sigurinë në trafik dhe lëvizjet në rrugë

20/05/2021 - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, kanë bërë mbylljen e Javës së 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara.  Së bashku me nxënësit e SHFMU “Dardania” sot marshuan në shtegun e biçikletave në lagjen Dardania ku shpejtësia e lëvizjes ishte 30 km në orë, nën përkujdesjen dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.  MMPHI, Policia e Kosovës dhe Aktivistët e AMRKS-së informuan nxënësit pjesëmarrës për sigurinë e lëvizjes së tyre në rrugë, si dhe u bë shpërndarja e fletoreve illustrative me situate të fëmijëve në trafik, fletore të thjeshta, vizore dhe ngjyra. #...

më shumë
MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E ZVICRËS NË KOSOVË THOMAS KOLLY

28/04/2021 - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.  Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, monitorimin e gjendjes së mjedisit, si dhe vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e ndikimit të mjedisit në cilësinë e jetës dhe shëndetit tonë. Ambasadori Kolly, shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë. ...

më shumë
MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E AUSTRISË NË KOSOVË CHRISTOPH WEIDINGER

26/04/2021 - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.  Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin ...

më shumë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin gjerman z. Joern Rohde

01/04/2021 - Prishtinë, 01/04/2021 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë z. Joern Rohde, zëvendës ambasadorin z.Jan-Axel Voss si dhe udhëheqësen e departamentit për bashkëpunim zhvillimor znj. Franziska Baumann. Në këtë rast, ambasadori z. Joern Rohde e përgëzoi ministrin Aliu për detyrën e tij të re si dhe shprehi vullnetin për të zhvilluar, thelluar edhe më tutje partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ministri Aliu falënderoi ambasadorin z.Rohde, përkatësisht Ambasadën Gjermane për rolin dhe kontributin e tyre në fushën e mjedisit, planifikimit si dhe infrastrukturës. Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e përgjithshme e mjedisit, rishikimi i disa projekteve me rënd&...

më shumë
Ministri Nitaj, vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të “Postës së Kosovës”

19/03/2021 - Nr. 25/21 Prishtinë, 19.03.2021 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka vendosur pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës” me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Deklarata e plotë e Ministrit Nitaj: Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen “Posta e Kosovës”, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Posta e Kosovës”.   Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjith&...

më shumë
Ministri Nitaj dhe Drejtori i BERZH-it flasin për avancim të projekteve në fushën e energjisë dhe ndërmarrjeve publike

29/01/2021 - Nr. 10/21 Prishtinë, 29.01.2021 Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka takuar Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kosovë, Neil Taylor. Temë  diskutimi ishte bashkëpunimi në mes të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe BERZH-it në sektorin e ekonomisë, me theks të veçantë në atë të energjisë dhe të ndërmarrjeve publike. Nga fusha e energjisë është diskutuar procesi i rishikimit të Strategjisë së Energjisë, e po ashtu u bisedua për marrëveshjen  e kredisë nga BERZH për infrastrukturën vitale që u dedikohet ndërmarrjeve publike.     Ministri Nitaj konfirmoi gatishmërinë për bashkërendim të projekteve dhe interesave afatgjatë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit n&...

më shumë