
Me 22 Maj 2022, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënoj, ”Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit”, nën moton botërore “Ndërtimi i një të ardhme të përbashkët për të gjithë”.
Kësaj radhe aktivitetin e përvitshëm të Ditës Botërore të Biodiversitetit, zgjodhëm të shënohet me ecje në Grykën e Rugovës për të rikujtuar edhe njëherë arsyen e vërtetë të shpalljes së Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", njëkohësisht gjatë fjalimeve të rastit u diskutua kryesisht mbi vlerat natyrore duke përfshirë Florën dhe Faunën në këtë pjesë të vendit tonë.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet përveç zyrtarëve të MMPHI-së, AMMK-së, kishte edhe përfaqësues nga stafi i PN “Bjeshkët e Nemuna, përfaqësues nga Komunat të cilat kufizohen me parkun, OJQ “ERA”, Klubi i bjeshkatarëve “Podguri” dhe studentët e nivelit master nga "Universiteti “Haxhi Zeka" në Pejë.
Me këtë rast të pranishmit edhe njëherë theksuan se sa me rëndësi është ruajtja dhe promovimi i këtyre aseteve nacionale për të mirën e përbashkët e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.