5382 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 23 nëntor 2010 -  Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me të cilin zotohet se do të marrë të gjitha masat që gjatë tërë procesit zgjedhor në qendrat e votimit dhe objektet përcjellëse të sigurohet energji pa ndërprerje.

Memorandumi është nënshkruar nga Ministrja e Energjisë, Justina Shiroka Pula dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, të cilat kanë theksuar se ekziston një bashkëpunim i mirë mes dy institucioneve dhe ai do të bashkëpunojë edhe më tutje.

Ministrja Pula ka theksuar se MEM do të bëjë krejt çka është në kompetencë të tij, në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohet një proces i rregullt zgjedhor në mënyrë që vota e tyre të vlerësohet drejtë dhe qendrat e votimit të kenë furnizim të sigurt, ndërsa ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Nga ana e saj, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka falënderuar MEM-in për gatishmërinë që të ndihmojë që të kemi një proces sa më të rregullt zgjedhor, i cili nis me zgjedhjet e mbajtura dje në Rahovec e deri në certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve.

'