5375 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 20 janar 2011 - Me qëllim të përgatitjes të Raportit vjetor lidhur me progresin e arritur për realizimin e Programit për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës, sot në MEM, u mbajt takim i parë përgatitor, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit nga institucionet dhe ndërmarrjet e energjisë.

Në hapje të takimit, Udhëheqësi i Divizionit të Strategjive, Besim Veselaj, theksoi nevojën për bashkëpunim me të gjithë akterët e sektorit të energjisë në përgatitjen e këtij Raporti.

Për mënyrën e përgatitjes së këtij Raporti u mbajt edhe një prezantim nga Adnan Preniqi, i cili paraqiti aspektet ligjore, procedurale dhe kohore për përgatitjen e Raportit.

Pas informimit dhe sqarimeve të nevojshme, u vendos që të pranishmëve t’u dërgohet forma tabelore për plotësim të Raportit dhe deri me 01.02. 2011, të plotësuara të dërgohen në MEM për përpunim të mëtutjeshëm. Sipas detyrimeve ligjore obligohemi që deri në fund të muajit shkurt 2011 të finalizohet Raporti i Progresit 2010.

Ndryshe, Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) sipas Ligjit për Energji 03/L-184, në neni 4.7, është e obliguar të përgatit Raportin vjetor lidhur me progresin e arritur për realizimin e Programit për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës, respektivisht Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2009-2018, të cilin e paraqet në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

'