5331 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 9 qershor 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj i shoqëruar nga kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka vizituar sot Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2011”, në të cilin po marrin pjesë kompani nga Kosova rajoni dhe më gjerë.

Në kuadër të vizitës, ministri Beqaj ka biseduar me pjesëmarrës nga të cilët është njoftuar me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto biznese gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Beqaj ka thënë me këtë rast se Qeveria e sheh komunitetin e biznesit si partner të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj është shumë e interesuar që të krijojë një ambient të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat.

Ministri ka ritheksuar gatishmërinë e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik (MZHE) që brenda kuadrit ligjor të mbështes bizneset vendore duke u krijuar hapësirë veprimi, ndërsa ka premtuar se së bashku me OEK-un do të trajtojë çdo problem me të cilin mund të përballen bizneset.

Nga ana e tyre, drejtuesit e OEK-ut kanë vlerësuar punën e MZHE-së, respektivisht ministrit Beqaj dhe gatishmërinë e tij që në baza të komunikimit ditor të trajtohen problemet e biznesit. 

Panairi "Prishtina 2011", është një manifestim tradicional ekonomik, ndërsa po mbahet në lokalet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Zonën Industriale në Prishtinë dhe do të jetë i hapur deri me 11 qershor 2011.

'