5306 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 10  tetor 2011 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të Postës dhe Telekomit (KQPPT) në mbledhjen e mbajtur sot, ka analizuar ecurinë e procesit të privatizimit të PTK-së, si dhe ka marrë vlerësimin e komisionit vlerësues për vazhdimin e kohës për parakualifikim.

Komisioni vlerësues ka raportuar se nuk është parakualifikuar asnjë kompani e re në afatin shtesë dhe se edhe më tutje formalisht mbesin dy kompani të parakualifikuara për privatizimin e PTK-së.

Marrë në konsideratë se Telekomi Kroat nuk ka shprehur interesim për vazhdim të procesit, si dhe duke u thirrur në vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës të Kosovës për një proces konkurrues, të hapur dhe transparent, duke ruajtur interesin nacional  dhe vlerën e aseteve të PTK-së, KQP vendosi që të autorizojë Njësinë Implementuese dhe Këshilltarin e Transaksionit dhe Këshilltarin Strategjik që të analizojnë situatën e re dhe komfor bazës ligjore dhe sjelljes me përgjegjësi shtetërore në këtë transaksion t’i ofroj KQP-së një plan për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të PTK-së.

Qeveria e Kosovës dhe KQP gjithnjë janë të përkushtuara për funksionalizimin e ekonomisë se tregut, për reformën strukturale ekonomike, komfor planit të veprimit për zhvillim ekonomik, por gjithnjë duke zbatuar parimin e ruajtjes së vlerës së asteve të Republikës së Kosovës, dhe konkurrencën e cila në kushtet e ekonomisë së tregut rezulton me vlera reale të transaksioneve.

'