5280 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 10 janar 2012 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton se është përmbyllur faza e shprehjes së interesit për para-kualifikim të kompanive për tenderin për shërbimet këshillëdhënëse të transaksionit për privatizimin e PTK-së. 

Kompanitë të cilat kanë aplikuar për parakualifikim janë dhënë më poshtë sipas renditjes se si i kanë dorëzuar ofertat në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Detecon International GMBH, Germany
BDO Consortium, Kosove
A.T. Kearney Svetovanje, Slloveni
DLA Piper UK LLP, Mbretëria e Bashkuar
Adonino Ascoli CMS Cavasola Scamoni, Mbretëria e Bashkuar i
Lazard Freres S.A.S., France
Zagrebska Banka (UniCredit Group), Slloveni
SCCO International GMBH, Germany
ING Bank N.V., Mbretëria e Bashkuar
Houlihan Lokey, Mbretëria e Bashkuar
PWC, Poloni
Ernst & Young, Poloni

Numri i madh i kompanive që kanë shprehur interesin për këtë proces dhe reputacioni i tyre global garantojnë se në këtë proces do  të ketë konkurrencë të lartë, që do të mundësoj kualitetin e duhur në përzgjedhjen e këshilltarit të transaksionit për këtë proces të rëndësishëm.

Këshilltari i transaksionit ka për detyrë ta ndihmojë Komisionin Qeveritar të Privatizimit të PTK-së,duke promovuar kompaninë para investitorëve potencial, përgatitur dokumentet e shitjes dhe propozuar ristrukturimet e nevojshme të kompanisë para privatizimit.

Thirrja për parakualifikim është shpallur me datë 29 nëntor 2011 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, me autorizimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së.

Pas analizimit të aplikacioneve të kompanive në pajtueshmëri me thirrjen për para-kualifikim, kompanitë e kualifikuara do të thirren për pjesëmarrje në tender.

'