5265 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë 16 shkurt 2012  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur Edwin Loughin Ambasador i Kanadasë  me seli në Zagreb.
Takimi ka pasur fokus diskutimin e mundësive të bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.

Me këtë rast Ministri Beqaj ka informuar ambasadorin kanadez  z. Loughin me aktivitetet që po zhvillon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfshirë krijimin e ambientit sa më të mirë për investitorët e huaj.

Ministri Beqaj  gjithashtu ka njoftuar z. Loughin që Kosova është duke avancuar infrastrukturën  ligjore  për investitorët e huaj, duke e ftuar atë që  edhe shteti të cilin ai përfaqëson të inkurajohet për të investuar në Kosovë,  “Ne jemi duke punuar në fuqizimin dhe promovimin e sektorit privat dhe në këtë drejtim ftojmë të gjitha ndërmarrjet e interesuara të investojnë në Kosovë  sepse ata do të gëzojnë trajtim adekuat” , ka pohuar  Ministri Beqaj.

Nga ana e tij, Ambasadori Loughin ka shprehur  interesim të bashkëpunimit në fushën e sektorit minerar dhe gjithashtu ka ftuar ministrin Beqaj të organizoj një mision tregtar në Kanada me qëllim të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë në mes dy shteteve.

Ministri Beqaj  është shprehur falënderues për interesimin që shteti i Kanadasë po bënë në drejtim të bashkëpunimit në fushën ekonomike në mes  dy shteteve.

'