5264 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 20.02. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me theks të veçantë situatën energjetike.

Ministri Beqaj dhe diplomati shqiptar kanë diskutuar për gjendjen energjetike në Kosovë dhe Shqipëri pas pezullimit që vendet e rajonit i kanë bërë eksportit të energjisë si pasojë e rritjes së kërkesës dhe problemeve me furnizim.

Me këtë rast, Ministri Beqaj ka theksuar nevojën e ndihmës reciproke mes dy vendeve në këtë situatë kur të dyja ballafaqohen me mungesë të energjisë duke pas parasysh se sistemet energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë mund të plotësojnë njëra–tjetrën.

Kreu i MZHE-së ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka vendosur kufizime në eksportin e energjisë duke nënvizuar nevojën për këmbimin e saj komfor kërkesave dhe mundësive në të dy vendet.

Ministri Beqaj ka ritheksuar se orientimi i Kosovës mbetet avancimi i bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat, ndërsa shtroi nevojën për avancimin e sistemeve të energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

'