5262 - Galeria_single | MMPH

'


Prishtinë, 20 Shkurt 2012
z. Ferat Shala,
Drejtor Menaxhues,
Kompleksi Minerar - Trepça 


I nderuar z. Shala,

Më lejoni që në emër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik juve dhe të gjithë minatorëve të Kosovës të ju uroj javën e Minatorëve.

Minatorët gjatë historisë së ndritshme të Kompleksit Trepça gjithnjë ishin në krye të përpjekjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe kanë shërbyer si shembull i punës, angazhimit dhe flijimit për liri, pavarësi dhe zhvillim të vendit tonë.

Grevat e shumta kundër eksploatimit të egër nga ana e sunduesit, pjesëmarrja masive e minatorëve në protesta dhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësive, i bëjnë minatorët e Trepçës shembullin më të mirë të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe luftës për një të ardhme më të mirë, prosperitet dhe zhvillim të vendit tonë.

Trepça gjithnjë ka qenë dhe mbetet krenari e Kosovës ndërsa minatorët e saj shembulli më i mirë se si me angazhim konkret në punë, me përgjegjësi dhe përkushtim punohet për të mirën e vendit.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke ju uruar javën e Minatorit ju siguron që përmes legjislacionit përkatës, është e përkushtuar të hartojë politika të favorshme për ngritjen e këtyre kapaciteteve në interes të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës .



Me respekt,

Besim Beqaj
Ministër

'