5241 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 24.04. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj gjatë një takimi me investitorët kroatë ka siguruar ata se Republika e Kosovës është duke bërë ndryshimet e nevojshme legjislative në mënyrë që të krijojë një ambient sa më të favorshëm për bizneset e huaja.

Gjatë takimit që zhvilloi me drejtuesit e dy prej kompanive më të mëdha kroate të prodhimit të medikamenteve dhe pajisjeve medicionale, “Pliva” dhe “Llola Ribar”, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija, Beqaj ka marrë premtimin e tyre për një prezencë të shtuar në tregun e Kosovës.

“Kosova komfor politikave të saj zhvillimore konsiderohet si jashtëzakonisht progresive nga ana e këtyre dy ndërmarrjeve, të cilat vlerësojnë se Kosova mund të jetë një bazë për tregun rajonal dhe janë duke shikuar mundësitë dhe opsionet për investime afatgjate në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe mundësitë për prodhime të këtyre produkteve në tregun e Kosovës për tregun rajonal”, tha ministri.

Beqaj tha se këto dy ndërmarrje janë prezentë në tregun e Evropës Juglindore relativisht fuqishëm dhe biseda që ka pasur sot ishte një konfirmim për politikat ekonomike të Qeverisë, të cilat janë duke u bërë me tendenca për të tërhequr investitorë, që cilët e konsiderojnë Kosovën si hyrje në tregun rajonal.

Nga ana e tij, ambasadori kroat Zoran Vodopija theksoi se është i kënaqur që dy kompanitë më të fuqishme kroate kanë ardhur në Kosovë dhe planifikojnë të investojnë më shumë për të qenë sa më prezentë në tregun e Kosovës dhe vendet përreth.

Vodopija tha se Ambasada Kroate në çdo rast mbështet kompanitë kroate dhe kompanitë kosovare që të zhvillojnë sa më shumë eksporte.

Ndërkaq, Menaxheri Gjeneral i Kompanisë “Pliva”, Matko Bolanca ka theksuar se kompanitë Pliva dhe Llola kanë parë ndryshime në Kosovë, të cilat lidhen me ndryshimet legjislative drejt Bashkimit Evropian, që vlerësoi si ndryshime pozitive.

“Ne po shqyrtojmë mundësitë për investime në Kosovë ku në të ardhmen rritja ekonomike do të ndodh dhe ne duam të jemi partner në këtë rritje. Ne jemi prezent dhe do të jemi edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

'