5200 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 20.09.2012 -Ministria e Zhvillimit Ekonomik përgënjeshtron deklaratën e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës se është shtyrë nënshkrimi i kontratës me kompaninë Calik&Limak fituese në tenderin e privatizimit të KEDS-it.

Është kjo edhe dezinformatë e radhës të cilën kohëve të fundit e plason kryetari i BSPK-së.

Dëshirojmë të përkujtojmë zotin Arifi se ishte prezent në prezantimin e kompanisë Calik&Limak dhe aty është informuar se afati ligjor për nënshkrimin e kontratës është 90 ditë nga dita e përzgjedhjes së kompanisë fituese, domethënë 19 tetori 2012.

Siç ka deklaruar shumë herë ditëve të fundit ministri Beqaj, kontrata me kompaninë fituese do të nënshkruhet në afatin ligjor dhe për datën e nënshkrimit të saj do të informohet opinioni.

Nënshkrimi i kontratës do të jetë publik dhe mediat do të mund të përcjellin këtë akt.

'