5086 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 04.06.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli priti shefen e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka diskutuar për zhvillimin ekonomik si dhe rishikimin e strategjive për zhvillim ekonomik.
Ministri Ismajli ka falënderuar znj. Shauket për ndihmën që USAID i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon edhe më tutje, ndërsa ka njoftuar atë me orientimet e MZHE-së në vijim si dhe projektet energjetike.

Ismajli ka ritheksuar se MZHE është e përkushtuar të çojë përpara projektet e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa ka shtuar se trajtim të veçantë do të kenë efiçienca e energjisë dhe zhvillimi i burimeve të ripërtritshme të energjisë.

Gjatë takimit është biseduar edhe për inkuardimin e të rinjve të Kosovës në programet e studimeve master, të cilat do të financohen nga USAID, për cka MZHE së shpejti do t’i paraqes nevojat për profilet e caktuara për zhvilimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore.

Nga ana e saj, shefja e USAID në Kosovë, Maureen Shauket ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, përfshi projektet konkrete të energjisë me qëllim të zhvillimit të këtij sektori konform standardeve ndërkombëtare.

Ndryshe, USAID ka mbështetur në vazhdimësi sektorin e energjisë në Kosovë si procesin e shthurjes së KEK-ut, procesin e privatizimit të distribucionit dhe furnizimit KEDS, ndërsa ka premtuar edhe mbështetje për projektet e efiçiencës së energjisë burimeve të ripërtritshme të energjisë.

'