5082 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 19.06.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Bobi Bobev, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Ministri Ismajli dhe Ambasadori Bobev kanë diskutuar për mundësitë për investime nga Bullgaria si vend anëtar i BE-së dhe Evropa në tërësi për të krijuar mundësi të zhvillimit të kapaciteteve ekzistuese si dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme ekonomike me Kosovën përmes tërheqjes së investimeve të jashtme.

Me këtë rast, u shqyrtua edhe mundësia e krijimit të iniciativave të përbashkëta si dhe organizimin e mundshëm të përbashkët të konferencave, trajnimeve, konsulencave, ndërsa u potencua nevoja e këmbimit të ekspertizës dhe përvojave praktike dhe politikave ekonomike me ekspertë bullgarë të fushave të caktuara.

Ministri Ismajli ka vënë në dukje se duke qenë se Bullgaria është shteti evropian më i afërt me Kosovën, kjo i hapë dyert e integrimit të vendit në hapësirën evropiane ekonomike.

Nga ana e tij, Ambasadori Bobev ka theksuar interesimin e Sofjes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Prishtinën, duke vlerësuar marrëdhëniet e deritashme mes dy vendeve.

'