5077 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 25.06. 2013 - Anëtarët e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP), kanë marrë pjesë në dëgjimin publik në lidhje me privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së, të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ky takim është organizuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës, raportin për procesin e privatizimit të PTK-së deri në fazën aktuale.

Kryesuesi dhe anëtarët e KQP-së kanë dhënë sqarimet e tyre në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së, duke vlerësuar se ky proces është duke u zhvilluar në bazë të standardeve ndërkombëtare për transaksione të  tilla dhe ligjeve aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës.

Në dëgjimin publik morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Britanike dhe asaj Gjermane si dhe këshilltarët e transaksionit për Privatizimin e PTK-së të cilët dhanë sqarimet e tyre detale në lidhje me procesin dhe rezultatet e tij.

'