5031 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 11.11.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Andreas Ferrarese, me të cilët ka diskutuar mundësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik.

Me këtë rast, Ministri Ismajli pasi falënderoi diplomatin italian për ndihmën që ky vend i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, e njoftoi atë me orientimet e MZHE-së për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë  takim u diskutua edhe për krijimin e një mekanizmi të përbashkët të tërheqjes së investimeve të huaja, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes diaogut të përbashkët Kosovë-Itali.

Ministri Ismajli ka vënë në dukje se ndër prioritetet e MZHE-së janë edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike si parakusht për zhvillim ekonomik dhe ekonomizimin e resurseve energjetike të Kosovës si dhe rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtritshme dhe në sektorë të tjerë.

Nga ana e tij, Ambasadori Ferrarese  ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes që Italia  do t’i japë Kosovës edhe në të ardhmen në arritjen e synimeve të saj në zhvillimin ekonomik, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mirë të deritashëm.

Në fund të dyja palët  shprehen interesim  për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve në sektorët prioritar  për Kosovën nga donatorë dhe biznese të ndryshme që do të ndihmonin ngritjen e performancës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

'