4939 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 10.10.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka pritur në takim përfaqësuesin e Kompanisë Suedezo–Amerikane - Enviro Power Renewable-Inc, i cili shoqërohej nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi investimin në vlerë mbi 40 milionë euro që kjo kompani synon ta bëjë në Komunën e Mitrovicës, respektivisht ndërtimin e gjeneratorit të energjisë 12 megavatë, bazuar në shfrytëzimin e riciklimit të mbeturinave.

Me këtë rast, ministri Ismajli ka siguruar përfaqësuesit e kompanisë Enviro Power se Kosova është një vend i sigurt për investime dhe se investimet e tilla janë të mbrojtura me legjislacionin në fuqi, që është kompatibil me BE-në dhe stimulon rritjen e eficiencës së energjisë.

Ministri Ismajli ka siguruar investitorët në fjalë se akterët që lidhen me projektin, siç janë ata të energjisë dhe institucionet gjegjëse do të nisin pa asnjë vonesë, procedurat e duhura deri në marrjen e licencës  nga Zyra e Rregullatorit të  Energjisë.

'