4933 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 22.10.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka pritur në takim përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe USAID, Todd Christiansen dhe Scott Cameron, të cilët e njoftuan për lansimin e programit 5 vjeçar të  asistencës teknike për sektorin e energjisë në Kosovë. Me këtë rast Ministri Ismajli ka falënderuar institucionet në fjalë për ndihmën që po japin Kosovës, duke vlerësuar se ky program është një shtytje më shumë për zhvillimin e sektorit të energjisë.

Ismajli ka bërë të ditur se ky program është përkrahje për Kosovën për fusha të ndryshme, siç është zhvillimi i energjisë së pastër, modernizimit të sektorit të energjisë elektrike, përkrahje për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, si dhe përkrahjen në kapërcimin e barrierave në këtë sektor.

Po ashtu, u theksua që ky program do të ndihmojë në zhvillim e kapaciteteve të kuadrove kosovare, të cilat do të vazhdojnë të punojnë në Kosovë në të ardhmen.

Gjithashtu u potencuar se USAID do të vazhdojë të mbështesë edhe  realizimin e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ndryshe,
USAID-i ka ndarë 12 milion dollarë amerikan për programin REpower Kosovo, i cili do të ofrojë asistencë teknike për të ndihmuar në kapërcimin e pengesave në rrugën e zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të energjisë së pastër në Kosovë, si dhe për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm i cili do të tërheqë investime private në sektorin energjetik të Kosovës.


'