4920 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë,04.12.2014- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, respektivisht  Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ka mbajtur trajnimin për Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike, me temën “Ndërmarrjet Publike me pronësi shtetërore dhe funksionimi i Qeverisjes Korporative”.

Mbajtja dhe vijimi i një trajnimi të tillë nga Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike është një përmbushje e kërkesës që buron  nga Ligji për Ndërmarrjet Publike 03/L-087 dhe implementim i Planit të Qeverisë për vitin 2014.


Të gjithë drejtorët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë trajnim, kanë shprehur interesim dhe angazhim të konsiderueshëm përmes diskutimit të hapur lidhur me mirëfunksionimin e Qeverisjes Korporative në Ndërmarrjet Publike.


Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të pajisen me çertifikatë nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

 

'