4634 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 16.11.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebetme dhe bashkëpunëtorë, ka vizituar mihjen e thëngjillit në Hade dhe Shipitullë, dy termocenteralet  e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si edhe lokacionin ku planifikohet të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re”. Me këtë rast ai nga menaxherët e KEK-ut është njoftuar për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo korporatë në prag të sezonit të dimrit.

Ministri Lluka fillimisht është ndal te mihjet sipërfaqësore të thëngjillit, ku është njoftuar me punën që është duke u bërë në zhvillimin e tyre dhe problemet që lidhen me dislokimin e banorëve lokalë. Është potencuar  rëndësia që ka kjo çështje, ashtu që të nisë hapja e sipërfaqeve të reja për eksploatim, që ka ndikim kryesor në rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit për furnizim me energji elektrike.

Më tej, Ministri vizitoi mjediset e TC Kosova A dhe B, ku bashkëbisedoi me punëtorët e këtyre njësive, ndërsa u informua me kapacitetet gjeneruese të njësive në fjalë dhe puna që po bëhet që të arrihet të mbahet stabil prodhimi i energjisë.

Ministri Lluka ka ritheksuar se për Qeverinë, furnizimin stabil me energji është një ndër prioritetet kryesore për këtë sektor, që ndikon direkt në jetën e qytetarëve, respektivisht zhvillimin ekonomik.

'