4583 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 09.03.2017 - Sot është inauguruar rehabilitimi i Fabrikës të ujit në Badoc, projekt i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe marrëveshjeve për financim te projekteve ndërmjet KfW-së, Komisionit Evropian, Qeverise se Republikës së Kosovës dhe KUR Prishtina.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili mungoi në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve të rëndësishme jashtë vendit, që lidhen me projektin më të rëndësishëm energjetik të vendit “TC Kosova e Re”, ka vlerësuar lartë investimet në sektorët jetik siç janë energjia dhe uji.

“Energjia dhe uji janë dy burimet më vitale për të ardhmen e vendit tonë. Këtë muaj po bëjmë zgjidhjet afatgjate për këto dy komponente jetike të zhvillimit ekonomik.
Prej sot e tutje me dy fabrika moderne që do të garantojnë furnizim me ujë për rreth 40% të popullsisë tonë të shtrirë në 8 komuna”, ka thënë ai.
 
Ministri Stavileci falënderuar donatorët si Komisionin Evropian e KfW dhe  institucionet qendrore dhe lokale të përfshira në realizimin e këtij projekti.

Ndryshe, faza e dytë e këtij projekti vjen si bashkëfinancim ku 6 mil.€ janë kredi nga (KfW), dhe 11 mil.€ donacion nga Komisioni Evropian. Ndërsa tri fazat e këtij projekti arrijnë vlerën ne 60 milionë euro, ku në fazën e parë përfshihen rehabilitimi i rrjetave të ujësjellësit në 30 % të qytetit të Prishtinës dhe 70% të qytetit të Fushe Kosovës dhe kjo ndikon që të zvogëlohen humbjet e ujit si dhe njëkohësisht që të mbrohen resurset ujore në liqene.

Rehabilitimi i fabrikës se ujit ne Badoc mundëson një prodhim me kapacitet 550 litra/sec. Nga këto dy faza drejtpërdrejtë kanë përfituar tri komuna, ajo e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Graçanicës. Ndërsa indirekt 8 komunat ku operon KUR Prishtina, që do të thotë rreth 40% e popullatës të Kosovës.

'