4490 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 10.06.2015 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi me bashkëpunëtorë ka pritur një delegacion gjerman që drejtohej nga  Peer Hoth, Drejtues i Divizionit për Resurse Minerale dhe Gjeoshkenca në  Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë, që shoqërohej nga Joachim Schomburg – gjeolog, Veronica Hofinger – Menaxhere e Projekteve në GIZ dhe Henriette Kotter - Drejtues për Bashkëpunim Zhvillimor në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, me të cilët u diskutua për zhvillimet ekonomike në vend.

Pjesë e delegacionit të MZHE-së, që kryesohej nga Zv.ministrja Zogaj-Gashi ishin edhe Alban Kaçiu - Këshilltar i kabinetit, Fidaim Sahiti – Drejtor I Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Dukagjin Shala – Udhëheqës i Departamentit të Minierave dhe Mineraleve, Kemajl Zeqiri, anëtar i Bordittë KPMM-së, ndërsa i pranishëm ishte dhe Fatos Meqa, Kryesues i Njësisë për Organizim në AKP.

Zv.ministrja Zogaj-Gashi tha me këtë rast se reformat strukturore të ekonomisë dhe zhvillimi i sektorit minerar konsiderohen të domosdoshme për të garantuar rritjen ekonomike të parashikuar për vitet e ardhshme.

Sipas saj, pasuritë natyrore përfshirë resurset minerale, përveç atyre njerëzore janë ndër pasuritë më të rëndësishme që posedon Republika e Kosovës, andaj MZHE ka krijuar infrastrukturë ligjore dhe rregullatorë për të mundësuar mirë administrimin dhe shfrytëzimin racional të resurseve në fjalë.

Nga ana e saj, Veronika Hofinger (GIZ) theksoi se kjo agjenci është e interesuar të përkrah investimet të cilat do të hapin vende të reja të punës në Kosovë, si dhe qartësimin e procedurave ligjore për investitorët potencial në Kosovë.

Hofinger kërkoi më shumë  informacion sa i përket përdorimin e halozitit në Kosovë, sasinë, si dhe për mundësinë e përpunimit të tij në Kosovë.

Ndryshe, gjatë takimit të dy delegacionet shqyrtuan edhe mundësinë e realizimit të një takimi të radhës në Berlin, në nivel ministrash, ndërsa u shtrua nevoja e nënshkrimit edhe të një marrëveshje bilaterale në mes të Shërbimeve Gjeologjike të Kosovës dhe Gjermanisë, për të mbështetur hulumtimet në këtë fushë.

'