4406 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 03.02.2017 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik  Besa Zogaj - Gashi, ka pritur në një takim Milena Harito ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, me të cilën ka biseduar për mundësinë e implementimit të projektit Gratë në Teknologjinë Informative TIK në nivel rajonal.

Me këtë rast zëvendësministrja Besa Zogaj - Gashi, ka informuar ministren Harito për pilot projektin Gratë në TIK realizuar në Kosovë, prej të cilit projekt shumë vajza kanë gjetur punë.

Nga ana e saj, ministrja Milena Harito, duke falënderuar MZHE-në për iniciativën e këtij projekti, ka shprehur gatishmërinë e saj që një pilot projekt i njejtë të realizohet edhe në Shqipëri.

Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar që në muajt në vijim të mbahet një Konferencë e nivelit rajonal “Gratë në TIK”, me qëllim sensibilizimi të mundësisë së punësimit të vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

'