4399 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtina, 10.11.2016 - Hapja e panaireve, promovimi i  bizneseve dhe produkteve të tyre me qëllim të krijimit të lidhjeve dhe partneriteteve biznesore janë në përputhje me prioritetet e Qeverise dhe gjithnjë janë të mirëseardhura, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj - Gashi, në hapje të Panairit Vjeshtor të  Ndërmarrësisë “Rajoni Qendër” organizuar nga  Zyra e  BE-së në Prishtinë, Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal  dhe  Komuna e Graqanicës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës  është e përkushtuar në përmirësimin e ambientit biznesor  tashmë është duke u dëshmuar me përmirësimin e të gjithë indikatorëve makroekonomik, rritje të buxhetit nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjitha komunat”, tha  Zogaj - Gashi.

Ajo ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës ka një dinamikë  dhe bashkëpunim të shtuar  me komunitetin e biznesit.

“Gjatë qeverisjes “Mustafa” kemi pasur një dinamikë dhe bashkëpunim me të gjitha bizneset, investitorë të huaj dhe vendorë, kemi bërë disa reforma të rëndësishme, të cilat në pikëpamje të bizneseve po shprehen pozitivisht në të bërit biznes” tha ajo.

Më tej Zogaj-Gashi tha se hyrja në fuqi e MSA-së, do t’i  mundësoj bizneseve prodhuese e shërbyese "Made In Kosova" të eksportojnë pa ndonjë barrierë në tregun rajonal dhe evropian.

'