4389 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 30.09.2016 - Në ambiente të  Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik është mbajtur punëtoria ku është diskutuar draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025. Ekipi për hartimin e draft Strategjisë, prezantoi bazën e analizave dhe metodologjinë e identifikimit të objektivave dhe masave për arritjen e tyre. Palët e përfshira në komentim  gjithashtu paraqitën komentet, propozimet dhe sugjerimet e tyre. Pas diskutimeve u konkludua se dokumenti ka nevojë për disa plotësime në bazë të komenteve dhe propozimeve të palëve të përfshira dhe me pas në bazë të procedurave të parapara me ligj, Strategjia do të dërgohet për aprovim në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, në këtë punëtori morën pjesë, përfaqësues nga Komisioni Evropian, USAID, Banka Botërore, KfW, KOSID, KFOS, GIZ, MMPH, Komuna e Obiliqit, dhe  MIE.

'