4348 - Galeria_single | MMPH

'

Prishtinë, 01.09.2015 - Akterët e sektorit të energjisë nën koordinimin e MZHE-së janë të angazhuar maksimalisht që procesi i themelimin e KOSTT zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale të realizohet me sukses.

Ky konstatim doli nga takimi i radhës që u mbajt në MZHE, nën kryesimin e Zëvendësministres, Besa Zogaj - Gashi, ku të pranishëm ishin akterët implementues si  KOSTT, ZRRE, KEK dhe KEDS.

Grupi koordinues fillimisht e shqyrtoi problematikën e balancimit të Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës për javën që kaloi, dhe në parim konkludoi që përveç ditës së diel me 30 Gusht 2014, balancimi i SEE ka qenë në përputhje me kriteret e ENTSO-E.

Grupi koordinues mirëkupton vështirësitë për operim të menjëhershëm stabil të gjeneratorëve pas remonteve vjetore dhe i sugjeron palëve vendosjen e praktikave të informimit paraprak që minimizon risqet që prishin furnizimin normal me energji elektrike duke kontraktuar importe përkatëse.

KOSTT do të vazhdojë me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E, ku gjatë muajve Gusht dhe Shtator ka filluar t’i nënshtrohet një monitorimi nga ky mekanizëm dhe si kërkesë do të ketë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta.

Gjatë këtyre regjimeve të operimit, siç është paralajmëruar më parë mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT me qëllim të balancimit të sistemit.

Grupi kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve me që vendosja e praktikave të reja të operimit dhe anëtarësimi i KOSTT në ENTSO-E është strategji shtetërore.

'