- DEPARTAMENTI I FINANCAVE DHE SHËRBIMEVE TE PËRGJITHSHME
- DEPARTAMENTI LIGJOR
- DEPARTAMENTI PËR INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE
- DEPARTAMENTI I SHPRONËSIMIT
- DEPARTAMENTI PËR INSPEKTIMIN TË MJEDISIT, NATYRËS, UJËRAVE, NDËRTIMIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
- AUTORITETI RAJONAL I PELLGJEVE LUMORE
- DEPARTAMENTI I PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, NDËRTIMIT DHE BANIMIT
- INSTITUTI PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR
- DEPARTAMENTI PER MBROJTJEN E MJEDISIT DHE UJERAVE

Përshkrimi i punës së Departmentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim
Departmenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB) ka përgjegjesi te sigurojë zbatimin e politikave zhvillimore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes ligjeve dhe dispozitave të tjera në fushën e Planifikimit Hapësinor Ndërtimit dhe Banimit.
Propozon politika, harton dhe zbaton dokumente dhe strategji për fushën e planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, legalizimit, eficiences se energjise ne ndertesa, rregullimin e profesionit te arkitektit dhe inxhinierit ne fushen e ndertimit;
DPHNB, shqyrton dhe percakton kushtet ndertimore, lejet ndertimore si dhe lejet legalizimit per ndertimet me rrezikshmeri te larte dhe me interes nacional per vendin si dhe vlerëson përputhshmërinë e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartave Zonale të Komunave me Planin Hapësinor të Kosoves dhe Hartën Zonale të Kosoves;
Bashkëpunon me komunat, dhe instituciont tjera vendore me qellim te zbatimit te legjislacionit ne fushen e planifikimit hapesiniore, ndertimit dhe banimit. Perfaqeson vendin ne organizata nderkombetare, konferenca dhe menaizmat tjere nderkombetar. DPHNB perkahet ne vazhdimesi nga donatore dhe organizata te ndryshme si: USAID, GIZ, UN Habitat, OSBE, Komisioni Evropian etj, per fushen e planifikimit hapesinore, ndertimit dhe banimit.
Në kuadër të punës dhe përgjegjësive trajton dhe kryen shërbime profesionale dhe legjislative në realizimin e politikave të Qeverisë së Kosovës në fushën e Planifikimit Hapësinor të Ndërtimit dhe të Banimit.
DPHNB monitoron, analizon, përgatitë dhe propozon strategjitë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes së Planifikimit Hapësinor të Ndërtimit dhe të Banimit dhe siguron realizimin e programeve dhe projekteve përkatëse.
- Struktura organizative e Departamentit i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit është e organizuar në këto divizione sipas organorgamit:
- Kontaktet
Servet Spahiu
Udhëheqës i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim
servet.spahiu@rks-gov.net 038 200 32 053; 038 200 32 222

Data e publikimit: 25/07/19

Data e publikimit: 25/07/19